Detaje/ Drejt automjetit të 30-vjeçarit u qëllua me 30 plumba, dy persona dyshohet të përshirë në atentat, policia kontrolle në Vlorë

Vlora

Detaje/ Drejt automjetit të 30-vjeçarit u qëllua me 30 plumba, dy persona dyshohet të përshirë në atentat, policia kontrolle në Vlorë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 06:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë. ABC News mëson se Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dhe në dalje.

Gjithashtu kontrolle janë duke u ushtruar edhe në disa banesa në Vlorë. Sipas burimeve në drejtim të automjetit ku ndodhej 30-vjeçari Kevin Hajrulla është qëllua me 30 plumba. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar, në drejtim të tij.

Kevin Hajrulla ishte shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në lagjen “24 maji”. Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Iplagosur nga të shtënat me armë mbeti edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Gjithashtu pas këtij atentati u gjet një automjet i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat