Kush është Kevin Hajrullahu që u plagos në Vlorë

Vlora

Kush është Kevin Hajrullahu që u plagos në Vlorë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 06:48
Foto nga vendi i ngjarjes

30-vjeçari Kevin Hajrullah dyshohet të jetë objektivi i atentatit mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur me armë zjarri, ndërsa së bashku me të u plagosur edhe një tjetër person që shiste fruta-perime.

A2 CNN ka mësuar se Kevin Hajrullah është djali i xhaxhit të Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “Sakati”.

Ndaj 32-vjeçarit Inez Hajrulla janë kryer dhe dy atentate të tjera. 

I arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013 por edhe i hetuar për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes, 32-vjeçarin në vitin 2017 tentuan ta eliminojnë me tritol.

Në atë kohë vetëm 25-vjeçar tritoli shpërtheu në makinën në të cilën po lëvizte i riu ndërsa mbeti i plagosur.

Në vitin 2019 sërish një atentat ndaj tij dhe mikut Ervis Matodashaj.

Sipas prokurorisë së Vlorës të dy ata qëndronin në ambientet e një lokali në Vlorë kur disa persona qëlluan me breshëri armësh në drejtim të lokalit.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës në atë kohë në atentat morën pjesë nëntë persona mes tyre dhe Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të ish efektivit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në afërsi të ish-kinostudios në Tiranë po në vitin 2019./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat