Atentati në Vlorë/ Automjeti i autorëve rezulton me targa italiane të vjedhura, disa të shoqëruar në polici

Vlora

Atentati në Vlorë/ Automjeti i autorëve rezulton me targa italiane të vjedhura, disa të shoqëruar në polici

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 08:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Automjeti tip KIA, që dyshohet se u përdoru nga autorët e atentatit në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës, rezulton me targa italiane të vjedhura.

Brenda automjetit u gjetën dy armë automatike kallash dhe dy krehër fishekë. Një armë është gjetur në sediljen para dhe tjetra në pjesën e pasme.

Ndërkohë, pas kontrolleve të kryera gjatë natës, janë shoqëruar disa persona në polici.

Shënjestër e atentatit ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar

. Ndërkohë, i plagosur mbeti edhe një person i rastit, Armand Spahiu që po punonte aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat