Automjeti tip KIA, që dyshohet se u përdoru nga autorët e atentatit në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës, rezulton me targa italiane të vjedhura.
Brenda automjetit u gjetën dy armë automatike kallash dhe dy krehër fishekë. Një armë është gjetur në sediljen para dhe tjetra në pjesën e pasme.
Ndërkohë, pas kontrolleve të kryera gjatë natës, janë shoqëruar disa persona në polici.
Shënjestër e atentatit ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar
. Ndërkohë, i plagosur mbeti edhe një person i rastit, Armand Spahiu që po punonte aty pranë.