Tymi mbulon zonën, vijon prej 4 ditësh zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë

Vlora

Tymi mbulon zonën, vijon prej 4 ditësh zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Vijon prej 4 ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku tymi ka përfshirë jo vetëm atë zonë, por pjesën më të madhe të qytetit bregdetar, duke u kthyer në një rrezik shëndetësor për banorët.

Ky nuk është rasti i parë që vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë i vendoset flaka, megjithatë, nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia lidhur me rastet e përsëritura.

Edhe në sezonin veror por dhe në sezonin dimëror ku ndodhemi aktualisht djegia e këtyre mbetjeve vijon duke sjellë shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët që kanë prenotuar por dhe emigrantët që ndodhen në qytetin e Vlorës për te kaluar pushimet.

Rastet të ngjashme kanë treguar se zjarrfikësit e kanë të pamundur të shuajnë plotësisht flakët në landfille për shkak të djegies në thellësi dhe gazrave që lëshohen nga mbetjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat