Fluks në ikje dhe nga Vlora, shkak bëhet lëvizja e emigrantëve pas festave

Vlora

Fluks në ikje dhe nga Vlora, shkak bëhet lëvizja e emigrantëve pas festave

Më: 4 janar 2025 Në ora: 15:24
Vlora

Porti i Vlorës regjistron fluks të shtuar në dy ditët e fundit të vitit të ri.

Rikthimi i shtetasve shqiptarë dhe të huaj, pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri, rikthehen drejt vendeve ku punojnë dhe jetojnë.

Këtë të shtunë, me tragetin Vlorë-Brindisi janë larguar më shumë se 1000 persona, ndërsa në dy ditët e fundit ky numër ka shkuar në 1700 persona. Pasi kanë kaluar festat pranë familjarëve të tyre, emigrantët pranojnë se këtë vit ka pasur më shumë fluks në pikën kufitare të Portit të Vlorës, krahasuar me vitet e shkuara.

Fluksi i lëvizjes pritet të vijojë, sipas autoriteteve portuale, edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat