Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një karburanti në Novoselë të Vlorës. Dyshimet e para lidhen me shkaqet natyrale.
NJOFTIMI
Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.