Gjendet pa shenja jete 41-vjeçari në Vlorë, policia: Dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore

Vlora

Gjendet pa shenja jete 41-vjeçari në Vlorë, policia: Dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Vlorë, ndërsa dyshohet se mund të ketë vuajtur nga probleme shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, ku është gjetur shtetasi A. C. (D.), banues në lagjen Pavarësia, Vlorë.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat