Sportistja shqiptare flet për momentin kur partneri i propozoi për martesë

Volejboll

Sportistja shqiptare flet për momentin kur partneri i propozoi për martesë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:37
Sportistja shqiptare flet për momentin kur partneri i propozoi për martesë

Volejbollistja Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj bënë lidhje publike pak muaj më parë, dhe janë kthyer në një ndër çiftet më të dashura e të komentuara.

Ata nuk hezitojnë të tregojnë dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin çdo momente, duke ndarë edhe momente nga marrëdhënia e tyre.

Gjatë një interviste së fundmi, Blerta Ligaj kujtoi momentin kur ish-banori i BB dhe spikeri i lajmeve iu ul një gjunjë duke i propozuar për martesë, teksa theksoi se unazën nga gishti nuk do e heqë kurrë, përveç rasteve kur bën stërvitje.

Image

“Nga gishti unazën do ta heq vetëm kur të bëj stërvitje, asnjëherë tjetër. Në momentin që më propozoi po më shikonte dhe më tha: ‘Do të bëhesh e imja”. Ai ka një fytyrë si beb, më pëlqen shumë dhe mimika që më bëri, u hutova, vetëm i drejtova dorën për të vendosur unazën. Nuk i thashë as ‘Po’. Kur e mendova më vonë, mendova pse nuk i thashë,”- tha ajo e ftuar në “Ftesë në 5”.

Volejbollistja pranoi se është shumë xheloze për Erionin, ndërsa foli edhe për marrëdhënien e tij me ish-banoren e BB, Bertinën duke thënë se nuk e gjykon nga lidhjet e së kaluarës.

“Bëhem xheloze sepse diçka që është e imja dua të jetë vetëm e imja. Është egoja e femrës. Për të shkuarën nuk jam shumë xheloze, ndonjëherë. Në fillim se kisha problem, por me kalimin e kohës disi. Çdo njeri e ka një të kaluar dhe njerëzit gjykojnë nga kjo.

Image

Nuk mund ta gjykoj Erionin nga e kaluara, ka bërë qejfet e veta edhe kaq. Edhe unë, të gjithë i kemi bërë qejfet tona. Erioni i ka pasur publike, ndërsa unë jo. Më thonë çfarë mendimi ke për Bertinën, ç’mendim mund të kem unë. Nëse e kaluara e tij do ishte serioze do të vazhdonte atje ku jam unë sot. Në momentin që s’është për mua s’ka asnjë lloj rëndësie. Çdo njeri e ka një të kaluar, nuk mund ta gjykoj Erionin, thjesht për mua dhe nga çfarë thotë ai ka qenë thjesht një show, kaq. S’ishte asgjë tjetër. Edhe nëse do ishte dashuri, ka filluar dhe ja mbaruar. Nëse do vazhdonte s’do ishte me mua,”– rrëfeu Blerta Ligaj.

Ndërsa tregoi se po dëshirojnë të martohen, por planet ua prishi pandemia.

 “Planet për martesë na i prishi pak pandemia. Duke qenë se jetojmë bashkë, kemi dalë në shtëpinë tonë, mendoj si çdo femër që e ka ëndërr fustanin e bardhë. Ne modelet e kemi veshur ndonjëherë, por është ndryshe. Nuk e imagjinoj dot Erionin dhëndër, krah meje. Nga 1 deri tek 10 jam xheloze 1000,”– përfundoi ajo. /Panoramaplus.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat