Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani si vendas pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Peja, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës – meshkujt. Pejanët treguan lojë më të mirë dhe me meritë importuan tre pikë.
“KV Drita edhe pse e nisi mirë ndeshjen duke fituar në setin e parë nuk arriti të shënojë fitore në derbin e javës kundër KV Peja.
Rezultati në fund ishte 1:3 në sete për skuadrën mysafire.

Rezultatet
Tashmë KV Drita mbetet të mobilizohet për ndeshjen e radhës në udhëtim dhe të fundit në pjesën vjeshtore kundër KV Drenica”, shkruan në faqen e KV Drita.

Tabela