Klubi i volejbollit Prishtina Volley ka fituar tre pikë domethënëse, në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).
Prishtina Volley M e mposhti me rezultat 3:1 (25:22, 23:25, 25:17, 25:20) Ulpianën nga Lipjani.
Për kryetrajnerin e Prishtina Volley M, Xhavit Kajtazi, janë pikët më të ëmbla dhe i japin një qetësi dimërore.
Ulpiana u mundua por nuk ia doli ndaj skuadrës shumë më të mirë. Prishtina e përmbyllë me fitore stinorin vjeshtor.