Volejbolli është sport i dashur për të gjitha gjinitë dhe pa dallim moshe në Republikën e Kosovës.
Shumë të rinj dhe të reja luajnë me sukses në Kampionatin e Kosovës me synime që një ditë të luajnë edhe jashtë shtetit!
Fatjona Berisha është prej volejbollisteve më të talentuara në vendin tonë dhe synon që me Dukagjinin e Klinës të ngrihen në elitë!
Fatjona është e përkushtuar shumë me sportin skofiar dhe e ka edhe përkrahjen e fuqishme të prindërve.
Prindërit e saj janë edhe shtylla kryesore e saj në fushën e sportit dhe i japin vullnet e dëshirë kësaj vajze të talentuar që ka rreth të njëzetat, që një ditë të vesh fanellën e ndonjë klubi përtej kufijve.
Ajo shquhet në pozitën e korrektores dhe siç i thonë shoqet e saja, e ka dorën e fuqishme, sa herë e godet topin i bie në mat pozicion rivalet.
Fatjona me prindërit e saj
Sukseset e saja do të ishin të mangëta pa ndihmën e prindërve sepse ata i ka krah të djathtë, e mbështesin kudo dhe iu është falënderues. Ajo tregon pse e mban edhe numrin 23.
“Numrin 23 e ka special në fanellë dhe krejt shkaku i nënës sime. Ajo e ka datëlindjen me datë 23 shkurt dhe për atë edhe e kam numrin në fanellë, që simbolizon shumë për mu apo më jep forcë në çdo ndeshje”, tha Berisha.