Volejbolli femëror gradualisht po shënon ngritje në Kosovë. Në konkurrencën e senioreve – femrat funksionojnë 30 klube, ndërsa ka edhe shumë ekipe të reja dhe që kanë talente në radhët e tyre.
Një emër që po vjen në sportin skofiar, padyshim është edhe Fjona Shala, që luan me sukses për ekipin e Feronikelit nga Drenasi.
Ajo nuk ka më shumë se 13 vjet, është jashtëzakonisht e mirë dhe është barrë edhe e ekipit të parë dhe pritet shume sukses nga ajo në të ardhmen.
Ajo ka kryetrajner Elmi Zymerin dhe trajnere Lirigzona Bajramin, nga të cilët po mëson elemente më bashkëkohore të kësaj loje me traditë.
Fjona luan në pozitën e pranueses dhe po dëshmohet gjithnjë e më mirë pothuajse në secilën ndeshje.
Synimet e saja janë që të përsoset në çdo element të lojës dhe të arrijnë suksese me ekip.