Volejbollistet e reja të Ferizajt dominuan në grupin e Jugut të Kampionatit të Kosovës, duke shënuar të gjitha fitore.
KV Ferizaj zuri vendin parë për grup-moshat U-16.
Edhe një herë po dëshmohet se në klubin e Ferizajt po punohet me gjenerata të reja, sidomos nga trajneri Gazmend Vranovci dhe trajnerja Eliza Shala.
“Dy vite radhazi kampion të Kosovës në grup-mosha U-14, nënkampion U-18, vitin e kaluar po ashtu me grup-moshat U-14 e kemi kaluar grupin, mirëpo pasi ishte kohë pandemie ato gara u anuluan.
Sot edhe një herë e dëshmuam që ekipi ynë po punon me talente të reja.
Puna e pandalshme me këto vajza edhe një herë po shpërblehet.
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këto suksese të arrihen nga ekipi ynë”, tha Arta Ramadani, trajnere e Ferizajt të senioret.
Rezultatet
KV Ferizaj - Ulpiana 2:1
Ferizaj - Kaçaniku 2:0
Ferizaj - Kastrioti 2:0