Në ambientet e Shtëpisë së Sporteve ka përfunduar me sukses seminari për dopingun në volejboll, me ligjërues Enver Tahiraj.
Temat e këtij seminari ishin: Dopingu në sport dhe Dopingu në volejboll.
Temat e ligjëruara shfaqën interes në sportin e volejbollit, ku kishte mundësi bashkëbisedimi dhe shkëmbimi të njohurive në lëmin e dopingut në sport, e veçanërisht në volejboll.
Për shkak të pandemisë dhe rekomendimeve të IKSHPK pjesëmarrja në seminar ishte e kufizuar, për të respektuar të gjitha masat. Pjesëmarrës ishin trajner, kapiten, lider të ekipeve dhe fizioterapeut.
Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Këshilli Profesional falenderojnë të gjithë pjesëmarrësit në seminar, i cili nuk do të jetë i fundit në këtë lëmi.