Nuk ishte ajo Prishtina F. e vitit 2019, por një ekip më e organizuar, më e përforcuar dhe me rezultate shumë më të mira.
Puna dhe angazhimi të të gjithë drejtuesit e klubit, solli edhe rezultatet më të mira se sa kishin parashikuar edhe ata, nga 9 ndeshje, 6 fitore dhe 3 humbje, duke përfunduar në katërshen e madhe me gjithsej 18 pikë apo nëntë pikë me pak se kampionja vjeshtore Drita nga Gjilani.
Kryetrajneri Bahri Gjinovci, së bashku me Adriatik Kajtazin, punuan me përkushtim dhe i dhanë një formë tjetër lojës së ekipit.
Drejtori sportiv, Mehdi Mehmeti, presidentja Ganimete Gërbovci dhe sekretari i klubit, Fejzullah Ademi, kryen detyrat e tyre dhe klubi u ngritë në nivele më të larta sa i përket rezultateve. Ekipi ka një fizionomi pak më ndryshe dhe që i dha edhe shkëlqim elitës, me synime që në pranverë të janë edhe më të fortë.
Emëroja e volejbollisteve:
Jehona Berisha, Leonita Hoxha, Finesa Sylejmani, Donika Xhemajli, Entela Muqolli, Mirjeta Bylykbashi, Rahime Maliqaj, Natalie Tahiri, Albesa Drushtini, Nita Bekteshi, Vesa Zhitia, Vlera Haqifi, Beta Mirena, Eljesa Topanica.