Klubi i volejbollit Feronikeli nga Drenasi ka bërë një gjest të madh!
"Me rastin e festave të fundvitit, KV "Feronikeli" përkatësisht kryetari, kryetrajneri dhe trajnerja e Kampioneve Vjeshtore U18 të KV "Feronikelit" kanë vizituar dhe në bashkëpunim me "ATC Market" me pronar z. Avdi Morina, u kanë shpërndarë dhurata antarëve të Handikos-it në Drenas, duke iu dëshiruar shëndet dhe çdo të mirë në vitin 2021.
Drejtori i Handikos-it, Behxhet Binaku ka falenderuar përzemërsisht KV "Feronikelin" duke potencuar se është hera e parë që vizitohemi nga një klub sportiv. Ai gjithashtu ka falenderuar klubin për kontributin e tyre me rastin e festave të fundvitit.

Kryetari i klubit, Abedin Mehani e falenderoi drejtorin e Handikos-it për mundësinë e dhënë për klubin tonë që të jemi pranë tyre në festat e fundvitit, gjithashtu iu dëshiroi shëndet e gjitha të mirat në 2021", thuhet në njjoftimin e klubit.