Pas përfundimit të garave në Ligën e Parë, katër ekipe kanë arritur të kualifikohen në Superligën B.
Dy ekipe në konkurrencën e femrave dhe dy në atë te meshkujve në Pranverë do të kërkojnë kualifikimin në Superligë.
Ekipi i Fer Volley (femra) nga Ferizaj dhe Skënderbeu (meshkuj) nga Kraishta e Lipjanit janë ekipet debutuese në garat e seniorëve për këtë vit, ndërsa edhe KV Klina në konkurrencën e femrave është ekip relativisht i ri.
Edhe KV Luboteni ka arritur të rikthehet në Superligë.