Arlind Ibrahimi është trajneri më i mirë dhe më i ri për vitin 2020 në volejbollin e Kosovës.
Ai me Ferizajn (meshkujt) mblodhi të gjitha trofetë e mundshme të Kosovës, po ashtu ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.
Ferizaj është kampion për vitin 2019-2020 dhe fitues i Kupës së Kosovës, po ashtu edhe kampion vjeshtor.
Ibrahimi qysh në moshën 26-vjeçare arriti këto suksese dhe është trajneri më i ri i ligës.
Synimi i Ibrahimit është që t’i mbrojë trofetë!