Kampionja në fuqi, M-Technologie nga Prishtina, ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.
Vashat nga kryeqyteti po përgatiten nën drejtimin e trajnerit Naser Krasniqi.
Trajneri prishtinas, tha se nuk do të përforcohen për pjesën e dytë të garave të Superligës së Kosovës.
“Përgatitjet i kemi filluar. Nuk do të kemi përforcime këtë sezon”, tha Krasniqi për gazetën “Bota sot”.
“Ekipi ka filluar me përgatitje dhe akoma nuk jemi të kompletuar në tërësi por baza e ekipit është mirë duke punuar dhe ushtrimet fizike dhe atyre të qëndrueshmërisë vazhdojnë në palestra, kurse fazën e dytë ekipi do të përgatitet në Shqipëri! Fazën e fundit prapë në kryeqytet!”, tregon Krasniqi.