Volejbolli ka traditë të gjatë në shtetin e Kosovës. Në periudha të ndryshme dolën emra të spikatur të sportit skofiar.
Xhavit Kajtazi, ish volejbollist i mirënjohur dhe aktualisht trajner i KV Prishtina Volley, pothuajse më shumë se 5 dekada është me këtë sport, që i dha shumë, që besa ka përjetuar periudha të ndryshme, të rezultateve të bujshme, që nga vitet e 70-ta.
Kajtazi, personalitet i rrallë në kryeqytet dhe në Kosovë apo mund të quhet edhe emblemë e këtij sporti, sot ndihet krenar që KV Prishtina feston 70 vjetorin e themelimit.
Foto nga arkiva, manisfestimi i 60 vjetorit të KV Prishtina
Nga ky klub dolën edhe reprezentues që bartën edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.
“70 vjet te KV Prishtina. Klubi i Volejbollit Prishtina është vatër e shtatë brezave, që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e volejbollit të Kosovës dhe më gjerë.
Prishtina, ishte kombëtarja e Kosovës, ku pothuajse për shumë vjet volejbollistët e kryeqytetit kanë përfaqësuar shtetin tonë në shumë gara ndërkombëtare.
Jam shumë i lumtur që edhe unë kam qenë pjesë e këtij udhëtimi historik, duke mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre për shumë kohë, edhe si lojtar, por edhe si trajner…
Shumë tituj, shumë trofe… Gjithnjë në mesin e skuadrave më të mira shqiptare andej dhe këndej kufirit… Prishtina ka dhënë edhe emra për Evropë, qysh nga vitet e tetëdhjeta e deri në ditët e sotme…thotë Kajtazi për gazetën “Bota sot”. Nuk do të kremtohet 70 vjetori, për shkak të situatës që po kalon vendi ynë me virusin korona.