Kampionja vjeshtore, Drita nga Gjilani, nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket përforcimeve nga shtetet e jashtme. Diçka po zihet brenda lideres, veç kanë paralajmëruar edhe kontratë.
Presidenti i Dritës, Jakup Shabani, paralajmëron një kontratë të re! Kush do të jetë lojtarja në fjalë? Raportohet se është nga shtetet e jashtme dhe me cilësi të larta, por nuk publikohet ende emri derisa të arrijë ajo në Kosovë.
“Është një lojtare e jashtëzakonshme dhe mund ta bëj edhe diferencën. Emrin e lojtares edhe as shtetin nga vjen nuk mund ta publikojmë. Prezantimi pritet të bëhet sonte ose nesër”, tha një burim brenda klubi gjilanas.
Paralajmërojnë kontratë
Drita është përforcuar edhe me dy lojtare të jashtëzakonshme, Arjola Penga dhe Ergysa Blloku.
Synimi i trajnerit Lorik Ilazi është që të ndërtojë një ekip pa konkurrencë në vendin tonë dhe ta rikthejë titullin në Gjilan, aty ku ka shikueshmëri më së shumti dhe po ashtu janë edhe klubi më i organizuar në vend. Drita është kampione vjeshtore me 27 pikë apo me nëntë fitore rresht.