Pas basketbollit edhe Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë “OK”-in nga Komisioni Teknik i Ekspertëve për të rinisur aktivitetet.
Shpresa e firmosur më datën 29 janar 2021 nga zv.ministrja Rakacolli ka mbërritur në dyert e FSHV-së, që nuk ka humbur kohë dhe ka nisur nga puna për të nisur kampionatin e sezonit 2020-2021.
Kështu, kampionati do të nisë më datat 13-14 shkurt, duke u dhënë vetëm 2 javë kohë skuadrave të përgatiten për sezonin e ri.
FSHV ka përgatitur edhe mënyrën e zhvillimit të kampionatit, ku ekipet për meshkuj e femra do të ndahen në dy grupe. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen të reduktuara më 10 dhe 14 mars.
Natyrisht që ekipet do të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore anti-Covid të miratuara.