Kampionja vjeshtore, Drita nga Gjilani, është e gatshme për sfidat pranverore. Drita është skuadra më e përforcuar dhe kandidatja kryesore për të fituar titullin e kampiones, duke iu referuar cilësisë që ka në ekip.
Gjatë afatit kalimtar dimëror u përforcua me emra të njohur, si Arjola Prenga dhe Ergysa Blloku nga Shqipëria, pastaj me bullgaren Ivelina Avramova, që së fundi ka luajtur në Spanjë.
Trajneri Lorik Ilazi pretendon të gjitha trofetë.

Orari i ndeshjeve
“Janë caktuar datat e pjesës së dytë - sezonit pranveror për volejbollin e femrave në Kosovë.
Volejbolli do të rifilloj këtë fundjave, pikërishtë me 12/13 shkurt.
KV Drita gjendet në pozitën e 1-rë tabelare pa asnjë humbje dhe synimi i vetëm është të fillojë me këtë ritëm.
Gjate afatit kalimtare ne mes sezoneve KV Drita fal presidentit z. Jakup Shabani arrit të ruajë të gjithë përbërjen si dhe të përforcojë radhët e veta edhe me tri volejbolliste cilësore”, njofton KV Drita.
Përbërja e KV Dritës për pranverë:
Pasuese:
1. Blinera JAHA
2. Ivelina Avramova
Pranuese shërbimi (4)
1. Adelajda Prenga
2. Arjola Prenga
3. Ergysa Blloku
4. Rukije Muja
Bllokere të mesit (3)
1. Elvira Bajraktari
2. Valmira Ramadani
3. Vlora Berisha
4. Megi Bislimi
Korrektor-Diagonalite (2)
1. Dhurata Sylejmani
2. Lorina Mehmeti
Libero:
1. Fjolla Hyseni
2. Agnesa Hajdari
Universal:
1. Altuna Ibrahimi
2. Valbona Shabani
Shtabi Teknik:
Lorik Ilazi - Kryetrajner
Fatlum Hajrizi - Trajner
Valmir Demi - Trajner
Liridon Krasniqi - Statistike