Peja pretendon të fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Synimet forcohen edhe me shumë me ardhjen e volejbollistit brazilian Viktor Lupp. Peja ka ndër ekipet më të mira, me një fond të mirë të volejbollistëve dhe me synime që të përmirësojë edhe më shumë nivelin e lojës. Trajneri i Pejës, Qazim Kelmendi është optimist, duke thënë se me brazilianin janë edhe më të kompletuar.
“Ne stërvitje KV Pejës ju bashkuan edhe braziliani Viktor Lupp dhe Liridon Pllana.
Peja me lojtaret vendorë dhe me Lonardo Dodën dhe Viktor Lupp, synon të gjitha trofetë këtë vit
Me punën dhe atmosferën e klubit jemi të kënaqur, po ashtu si nga lojtarët po ashtu edhe nga kryesia flitet vetëm për trofetë”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kelmendi flet edhe se cilët do të janë rivalët më të mëdhenj të skuadrës së tij.
“Ne synojmë titullin dhe Kupën. Rivalët më të mëdhenj janë Ferizaj, Drita dhe Golden Eagle Theranda, skuadra që besoj e shpresoj së bashku me ne do të janë në play-off”, thotë Kelmendi.
Peja renditet në vend të katërt me 18 pikë apo ka pesë me pak se kampioni vjeshtor Ferizaj.