Drita nga Gjilani nuk ka të ndalur, 11 ndeshje po aq fitore në elitën e volejbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave.
Drita ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 (25:15, 25:07, 25:18) ndaj kampiones në fuqi M-Technologie nga Prishtina.
MVP e ndeshjes: Dhurata Sylejmani me 15 pikë (8 sulme me 46%, 2 bllok, 5 shërbim).
Drita
Valmira Ramadani: 10 pikë (10 sulme me 67% ): Ergysa Blloku: 9 pikë (9 sulme me 26%); Elvira Bajraktari: 8 pikë (6 sulme me 57%, 1 bllok, 1 shërbim); Adelajda Prenga 8 pikë (7 sulme me 31%, 1 bllok) dhe Blinera Jaha: 1 pikë (1 shërbim)”, njofton KV Drita.
Më këtë fitore Drita përforcon pozitën e parë në tabelë me 33 pikë, ndërsa M Technologie me Skenderajn ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 27 pikë.