Volejbollistja e talentuar, Megi Bislimi, rrjedh nga një familje sportistësh!
Babai i saj, Arbeni, ka qenë basketbollisti i mirënjohur dhe ish volejbollist, ndërsa nëna e saj, Mimoza, ish volejbolliste e spikatur. Megi, dje është nderuar me një çmim të madh nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
“Megi u nderua me çmimin #Breakthrough2020...nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
Është çmimi i parë zyrtarë në botë që e arrin një lojtare në moshën 12- të vjeçe...
Falënderim të veçantë për KV Drita femrat me trajnerët Lorik Ilazi (seniore) dhe Adelajda Fran Prenga ( U- 18). Arritja e Megit është puna dhe suksesi Juaj”, ka shkruar Mimoza Shkodra në profilin e saj në facebook.