Volejbollisti më i mirë në Kosovës për vitin 2020, Bardhyl Hajdaraj, ndihet i lumtur, për faktin se iu shpërblye mundi dhe djersa së bashku me klubin, për titullin dhe Kupën që fituan në vitin 2020, në vitin më të rëndë në historinë e njerëzimit.
“Prapa këtyre fotove qëndrojnë 18 vite punë, sakrificë dhe mund pa ndalu kurrë as në kohën e dëmtimeve të rënda, qëndron një familje e madhe përkrahëse që gjithmonë ka vërejt mungesën time, një shoqëri e shëndoshë që gjithmonë me ka kuptu dhe falë një federate që solli drejtësi dhe punë të mirëfilltë jo sepse unë po shpallem por dikur kur isha në kulmin e suksesit dhe formës nuk me mbronte as klubi as Federata.
Edhe një vit i suksesshëm dhe i jashtëzakonshëm ky 2020 si nga sukses”, ka shkruar Hajdaraj në profilin e tij në facebook.
Hajdaraj ka misionin e qartë të tij, të luftojë me Ferizajn për mbrojtjen e trofeve.