Drita nga Gjilani nuk ka të ndalur, sonte ka shënuar edhe fitoren e 12-të me radhë në elitën e volejbollit të Kosovës.
Vashat e Dritës si mysafire triumfuan me rezultat 3:0 (25:20, 25:19, 26:24) ndaj Skenderajt.
Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është sikur në qiellin e shtatë, i lumtur për fitoren e 12-të. Ai përgëzon vashat për angazhim dhe lojë cilësore.
Drita udhëheq renditjen me 36 pikë apo me 12 fitore rresht. Volejbollistet Dritës deri me tash kanë fituar pikët maksimale.