Prishtina F mposhtet me rezultat 3:2 në udhëtim nga Fushë Kosova, në kuadër të javës së tretë (13-të) të Suoerligës A të Kosovës.
Prishtinën F e penalizuan lëndimet dhe ky ishte edhe shkaktari i humbjes nga vashat e Fushë Kosovës.
Volejbollistja Leonita Hoxha, qendër, është lënduar në lojë, pastaj edhe lëndimi i Nita Bekteshit, korrektore dhe Finesa Sylejmanit, pranuese, e bën të veten.
Fushë Kosova ka fituar dy pikë të mëdha në kryeqytet, Prishtina vetëm një pikë.
Trajneri Bahri Gjinovci është i shqetësuar me lëndimet e tri volejbollisteve, ndërsa trajneri i Fushë Kosovës, Istref Elezaj, është i lumtur që fituan në tai-brek.