Klubi i volejbollit Dukagjini nga Klina, do të organizojë turneun humanitar.
“Klubi i volejbollit të femrave ‘Dukagjini’, organizon turneun humanitar me qëllim ti ndihmojmë bashkëvendases sonë znj. Zymrije Dakaj e cila vuan nga sëmundja leokemia akute.
Turneu do të zhvillohet të premten, me datë5 mars, prej orës 12:00, tek parku i qytetit “Ilir Mërturi”.
Paraqitja e ekipit kushton 10 euro. Kanë të drejtë të marrin pjesë të gjitha grupmoshat nga të dyja gjinitë”, njofton KVF Dukagjini.