Barleti Volley fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë sfidën e dy skuadrave kryesuese të Grupit A, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të kampionatit, luajtur në “Feti Borova” në kryeqytet.
Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, fituar 25-23 nga barletaset, që më pas e patën më të lehtë fitoren. Kryeqytetaset fituan 2512 e 25-21 dy setet e tjera dhe krejt takimin 3-0, duke mos humbur ende asnjë set këtë sezon.
Kjo është fitorja e katërt në kampionat për Barleti Volley, që udhëheq renditjen me 12 pikë të plota, sukses që konfirmon pretendimet e ekipit të trajnerit Artan Pogoni për titullin kampion këtë sezon.
Volejboll – Femra, Grupi A (java e 4-t)
Mirdita – Apolonia, 0-3
Flamurtari – Elbasani, 3-0
Barleti Volley – Mirdita, 3-0
Renditja: Barleti Volley 12 pikë, Vllaznia 9 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 6 pikë, Elbasani 0 pikë, Mirdita 0 pikë.