Bahri Gjinovci është kryetar i ri i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Gjinovci nuk pati kundërkandidat për kryetar dhe fitoi bindshëm këtë garë, duke ardhur në vend të Abedin Ibrahimi. Ai mori 59 vota për, një abstenim dhe një kundër.
Gjinovci zotohet se do të punojë fuqishëm për sportin skofiar dhe në rritjen edhe më shumë të nivelit.
Nga ana tjetër, Abedin Ibrahimi, ka qenë në dy mandate apo tetë vite, i falënderohet komunitetit të volejbollit për punën që kanë bërë dhe të gjitha të arriturat e deritashme.