Abedin Mehani, kryetar i klubit të volejbollit Feronikeli nga Drenasi, sërish është më i votuari në kuvendin zgjedhor të Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Ai mori më së shumti vota dhe u zgjodh për herë të dytë anëtar i bordit.
Mehani fitoi 43 vota, pasojnë Halime Fetahu me 36, Dibran Kastrati 27 etj. Mehani ka fituar vota më së shumti edhe në vitin 2016, kur mori 24 vota dhe ishte i pari në listë.
Mehani, i pari në vitin 2021
Ky veprimtar është më i votuari për anëtar të bordit, që dy herë rresht!
Mehani 2016, i pari
Është figurë shumë e respektuar në komunitetin e volejbollit.
Kryetari i ri u zgjodh Bahri Gjinovci me 59 vota, një kundër dhe një abstenoi.