Federata e Volejbollit e Kosovës dje ka mbajtur Kuvendin e Punës 2020 dhe Zgjedhor.
Për shkak të situatës pandemike dhe numrit të delegatëve, Kuvendi është mbajtur online.
Mbledhjen e Kuvendit të Punës e hapi kryetari Abedin Ibrahimi i cili falenderoj të gjithë delegatët për bashkpunimin gjatë kohës sa ishte në krye të FVK-së, për të kaluar me pjesen e raportimeve.
Në pjesen zgjedhore delegatët e pranishëm unanimisht votuan Bahri A. Gjinovci për Kryetar të ri të FVK-së.
Për nënkryetarë u zgjodhën Mimoza Shkodra Bislimi dhe Abedin Ibrahimi.
Në Bordin e ri u zgjodhën: Abedin Mehani, Halime Fetahu, Dibran Kastrati dhe Valon Xhafaj.
Pas zgjedhjes në krye të FVK-së Gjinovci i falenderoj të gjithë delegatët për besimin, duke i siguruar që do të bashkpunoj me të gjithë pa dallim, në ngritjen dhe zhvillimin e sportit të volejbollit.