Disa Federata edhe publikisht kanë dalur në mbështetje të Ismet Krasniqit për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, si Federata e Mundjes e Kosovës, ajo e autosporteve, e skijimit, e volejbollit, po ashtu flitet e përflitet se edhe e boksit dhe e atletikës, por këto dy të fundit ende nuk kanë dalur publikisht etj.
Bahri Gjinovci, president i ri i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha se si federatë do ta mbështesin kandidaturën e Krasniqit.
Gjinovci dhe Krasniqi u takuan zyrtarisht, biseduan për shumë gjëra.
Gjinovci e vlerëson Krasniqin si njeriun e duhur për ta drejtuar Komitetin Olimpik të Kosovës.