Çfarë po ngjan po volejbollistet e Kosovës? Po shtohet numri i volejbollisteve të lënduara dhe atë për një muaj, tetë lojtare të lënduar kush më rëndë e kush me lehtë!
Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, ngre alarmin, madje kërcënon se edhe do ta padis Federatën e Volejbollit të Kosovës!
“E 5 pesta lojtare e KV Prishtina i këputi ligamentet e gjurit, në lojën KV Fushe Kosova - KV Prishtina-F.
Vlera Hajrizi u lëndua në orarin e ngjeshur, bordi i vjetër në krye me kryetarin e vjetër janë fajtor për këto lëndime.
Ne do t’i padisim, që të gjitha lojtaret të cilat janë të lënduara të kërkojnë dëmshpërblim nga FVK-ja.
Jo vetëm të klubit tonë por te gjitha klubeve të vlerësojnë për këto lëndime dhe kryetari i vjetër që tani u zgjodh si nënkryetar të jap përgjegjësi”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Një burim brenda FVK-së, ka thënë se lëndimet vijnë krejt shkaku i përgatitjeve të vet klubeve. “Klubet i përgatisin lojtaret dhe ato duhet të përgatiten me kohë, jo t’i nisin ato me vonesë, federata nuk i stërvit lojtaret. Ankesa është në adresë të gabuar”, tha një burim.