Sot, bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me kryetarin e ri, Bahri Gjinovci, ka mbajtur mbledhjen e parë dhe mori disa vendime të rëndësishme.
Siç bëhet e ditur nga një zyrtar brenda bordit të FVK-së, në mbledhje u morën disa vendime, si për zhvillimin e gjysmëfinales dhe finales së Kupës së Kosovës etj.
“Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, do të zhvillohen me 26-27 mars. Po ashtu është emëruar edhe Këshilli i Organizimit të garave të Kupës.
Me propozim të kryetarit u vendos që të raportohet për financa në bord në bazë të tremujorit, me kërkesën të anëtarëve të
Bordit edhe me shpesh. Në mbledhje u zgjodhi Komisioni Disiplinor prej tre anëtarësh: Gëzim Brahimi, Driton Ramadani dhe Skënder Krasniqi”, bëhet e ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”.