Volejbollistja e talentuar, Ilmie Baca, ka thyer rekordin e pikëve gjatë ndeshjes së djeshme.
Ajo është anëtare e junioreve të Fushës Kosovës dhe prej volejbollisteve më të talentuar në vendin tonë.
“Junioret tona e përforcojnë kreun e tabelës pas fitores 2:1 që shënuan kundër ekipit M Technologie.
Pasuesja jone Ilmie Baca theu rekordin e pikëve të shënuar drejt nga shërbimi ACE, duke shënuar 14 të tilla brenda setit.
Përpara shpresat tona e të qytetit!”, shkruan në faqen e KVF Fushë Kosova.