Ish volejbollistja e mirënjohur, Mimoza Shkodra, ka vendos që të sprovojë veten në Kuvendin Zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës, që mbahet nesër në orën 15.00 në hotelin “Emerald” në periferi të Prishtinës.
Shkodra- Bislimi është Doktore e shkencave të Volejbollit, gjithashtu ish lojtare me një përvojë 23 - vjeçare në volejboll.
Është ish resprezentuese për 10 vite me radhë dhe kapitene e kombëtares së Kosovës në volejboll.
Profesoreshë Mimoza qe 10 vite është bartëse e lëndës së Volejbollit në Universitetin AAB e cila ka një performancë të jashtëzakonshme si ligjëruese.
Po ashtu Mimoza është zgjedhur me votë unanime në mandatin e dytë për nënkryetare të parë në kuvendin zgjedhorë të FVK- së.
Mimoza është nënë e tre fëmijëve dhe kontribuese për 30 vite në sportin e volejbollit.
Tani më ajo ka shpallur kandidaturën për nënpresidente të Komitetit Olimpik të Kosovës e cila është e deleguar nga bordi i FVK- së si femra e parë kandidate në historinë e KOK- ut.