Prishtina F po kalon stinorin më të rëndë që nga ekzistimi si klub!
Klubi më i vjetër në kryeqytet po ballafaqohet me lëndime të shumta që po e penalizojnë edhe në arritjen e objektivave gjatë pjesës së dytë të Kampionatit të Kosovës (femrat).
Pesë volejbolliste të lënduara, kjo nënkupton se Prishtina F është e “plagosur rëndë”.
Si rrjedhojë e këtyre lëndimeve, që janë mungesa të mëdha për përbërjen e parë, Prishtina F ka rënë edhe në pozitën e pestë me 22 pikë apo ka një me pak se vendi i katërt Fushë Kosova në Superligën A.
Të gjitha këto lëndime ndodhën në një afat të shkurtër – brenda tre jave!”
Vashat e Prishtinës me gjithë ato mungesa prapëseprapë po japin atomin e fundit.
Prishtina është e hendikepuar pa Nita Bekteshin, Leonita Hoxhën, Finesa Sylejmanin, Entela Muqolli e Vlera Hajrizi.
Kokëçarja për trajnerin Adriatik Kajtazin, për drejtorin sportiv Mehdi Mehmetin dhe për kryetaren e klubit Ganimete Gërbovci.
Po ballafaqohen me lëndime të shumta dhe të gjitha lojtare kryesore. Po të ishin të kompletuar, tjetër këngë e tjera rezultate do të shënonin në pjesën e dytë të kampionatit.