Ish volejbollistja e mirënjohur, Mimoza Shkodra, ish reprezentuesja e Kosovës, aktualisht nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe profesoreshë, është nënkryetarja e parë femër në historinë e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ajo sonte fitoi 38 vota dhe arriti që të bëhet si nënkryetarja e parë e institucionit më të lartë në vendin tonë.
Mimoza është jashtëzakonisht e lumtur dhe falënderuese për të gjithë ata që e votuan dhe i besuan!
Katër nënpresidentët e zgjedhur të Komitetit Olimpik të Kosovës
1. Gazmend Maxhuni 58 vota
2. Milaim Kelmendi 49
3. Eugen Saraqini 38
3. Mimoza Shkodra Bislimi 38