Drita nga Gjilani, klubi më i organizuar në vend, po i bën të gjitha përgatitjet për ndeshjen finale.
Drita pa ndonjë mund të madh e mposhti Kastriotin e Ferizajt, me rezultat 3:0 (25:12, 25:11, 25:14).
Skuadra nga Gjilani është në finale dhe takohet me M-Technologie nga Prishtina.
Drita ka një ekip shumë të mirë, me volejbolliste që bëjnë diferencën dhe beson e shpreson se trofeu do të shkojë në Gjilan.
Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është optimist se do të arrijnë edhe Kupën, duke iu falënderuar edhe kushteve shumë të mira që iu ka siguruar kryetari i klubit, Jakup Shabani. FInalja luhet sot në orën 15.00.