Trajneri i Skenderaj, Ylli Kadriu, konfirmon lajmin, se mbetet pjesë e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave.
“Vazhdojmë më Përfaqësuesen e Kosovës në Volejboll.
Dua ta falënderoj FVK-në, në veçanti selektorin e Përfaqësueses së Kosovës z. Lorik Ilazi, që pas disa konsultimeve me të ma besoj punën që të vazhdoj të jem krahu i tij i djathte si trajner në rrugëtimin e Përfaqësueses sonë në gara Europiane.
Bashkëpunimi ynë në Përfaqësuese ka qenë gjithmonë shumë i mirë, dhe i tillë do të jetë përsëri”, ka shkruar Kadriu në profilin e tij në facebook.