Volejbolli femëror po futet në fazën e fundit të garave.
Po zhvillohet luftë e ashpër për titullin e kampionit. Drita nga Gjilani me një këmbë është në finalen e madhe.
Lorik Ilazi, trajner i Dritës, është optimist me vashat e tij, se do të rikthejnë titullin në vitrina e klubit.
“Sonte me fillim nga ora 20:00, zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në konkurrencën e femrave në mes të Fushë Kosovës dhe Dritës. Ndeshja do të luhet në Gjilan.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale luhet të dielën në Prishtinë me fillim nga ora 15:00. Skenderaj takohet me M Technologie në ndeshjen e kthimit.
Drita dhe M Technologie kanë shënuar fitore në ndeshjet e para dhe në rast se fitojnë edhe në ndeshjet e dyta, kualifikohen për në finale të play-off-it”, shkruan në faqen e FVK-së.