Janë luajtur sot ndeshjet e para gjysmëfinale në volejboll për meshkuj, me Partizanin dhe Erzenin që hedhin një hap të sigurt drejt finales së madhe.
Në gjysmëfinalen e parë, Partizani mposhti pa shumë probleme 3-0 Vllazninë. Të trija setet e dominuan nga basketbollistët kryeqytetas, që i fituan ato me diferenca pikësh: 25-17, 25-16, 25-14. Vllaznia nuk dha atë që pritej, duke qenë e pafuqishme në parket, ndaj një Partizani që për asnjë moment nuk e uli ritmin dhe e meritoi fitoren.
Më e bukur ndeshja e dytë gjysmëfinale, ku Erzeni mposhti 3-0 Tiranën, sfidë ku dy setet u vendosën në pikët shtesë. Në të parin, pas një loje me shumë ekuilibër, shijakasit fitojnë 28-26 e më pas dominojnë e fitojnë setin e dytë 25-20. Loja bëhet mjaft e bukur në setin e tretë, Tirana është pranë fitores, por gabon në fund dhe në shtesë, Erzeni fiton sërish 28-26.
Partizani dhe Erzeni udhëheqin 1-0 ndeshjet gjysmëfinale dhe pas 48 orë3sh do të luhen sfidat e dyta. Ndërsa të dielën (4 prill) do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale për femra.
Play off – Gjysmëfinale Meshkuj
3 prill, Erzeni – Tirana, 3-0
3 prill, Partizani – Vllaznia, 3-0
5 prill, Tirana – Erzeni, e pacaktuar
5 prill, Vllaznia – Partizani, 18:00
7 prill, Erzeni – Tirana*
7 prill, Partizani – Vllaznia*.