Drita nga Gjilani është shndërruar një mace e zezë për kampionin në fuqi Ferizaj!
Drita ka triumfuar me rezultat 3:1 (28:26, 25:16, 22:25, 25:22) ndaj Ferizajt vendas.
“KV Drita mposht kampionin aktual të volejbollit në Ferizaj 1:3 në sete.
Djemtë e Dritës po tregojnë formën e lartë që po kalojnë duke vazhduar me super ndeshje dhe fitoren e radhës në parket, kësaj radhe kundër kampionit aktual, KV Ferizaj”, shkruan në faqen e KV Drita.