Volejbolli si çdo sport tjetër hasi në vështirësi dhe probleme të mëdha në vite e 90-ta (1991-1999), duke u ballafaquar me dhunën e shfrenuar të regjimit serb.
Stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga pushtuesi serb, ndërsa sportistët shqiptarë u dëbuan në rrugë.
Sahit Sadiku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër trajnerët më të shquar në vitet e 90-ta, që me sukses e drejtoi klubin e volejbollit të femrat, Egnatia nga Balaj e Ferizajt.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/04/auto_01617538840.jpg)
KV Egnatia në vitet e 90-ta
Egnatia ishte prej klubeve më të respektuara dhe më simpatike, shpesh herë i zhvillonin stërvitjet edhe në një atmosferë të shkëlqyeshme dhe nën tingujt e çiftelisë.
Sadiku punonte pareshtur dhe vazhdimisht si çdo trajner e lojtar shqiptar, pavarësisht se cilit sport i takonte, ishin në presion e të kërcënuar nga regjimi serb.
Sadiku asnjëherë nuk u ndal dhe as që u mërzit për kërcënimet e milicisë serbe, por vazhdonte punën me vashat e Egnatisë, që shënonte rezultate të lakmueshme në vitet e 90-ta apo ishin hit i Kampionatit të Kosovës.
Sadiku dha kontribut të madh në vitet më të vështira, duke i bërë rezistencë regjimi serb.
Ajo gjeneratë e Egnatisë ishte shembull për shumë klube se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe se si krijohet atmosfera festive pas çdo stërvitje me këngë.