Peja fiton Kupën e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve.
Peja ka shënuar fitore të ngushtë (në taj-brek) me rezultat 3:2 kundër Ferizajt, në finalen që ishte për infarkt dhe u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Djelmoshat e trajnerit të Pejës, Qazim Kelmendi, ishin për një nuancë më të mirë se ata të Arlind Ibrahimit.
Finalja u vendos në taj-brek.
Ballafaqim me kthesa në rezultat gjatë seteve, 1:0, 1:1, 1:2, 2:2.
Në setin taj-brek Ferizaj e filloi shumë më mirë avancoi me 6:2, 9:5, 10:8, 11:9, 12:11 , 12:12, 13:12, 13:13, 13:14 dhe në fund triumfuan pejanët me 14:16 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:3.
Ferizajt nuk i priu fati, bën disa gabime që i kushtuan në momentet vendimtare, ndërsa Peja tregoi përqendrim në çastet vendimtare.
Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ia dorëzoi Kupën Pejës. Te Peja festë, të Ferizaj dëshpërim.