Volejbollistet e Dritës nga Gjilani, u treguan superiore në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 3:0 M-Technologien nga Prishtina.
Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.
Drita avancon me 1:0 në serinë e fitoreve dhe me tri të fituara shpallet kampioni i ri.
Volejbollistet Adelajda Prenga, Valmira Ramadani, Dhurata Sylejmani me bashkëlojtare tjera, treguan lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj fituan takimin.
Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, tha se përkundër se rezultati është 3:0 nuk duhet të kënaqen por duhet të fokusohen për finalet tjera.